Krasniqi-PDK: Demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim

nga D. V.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se demokracia funksionon me shumicë dhe jo me imponim.

Deklaratën e bëri pas dështimit të përpjekjes së tetë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Shpreh keqardhje për këtë tallje që po bëhet nga ana e partisë së parë, e cila për të tetën herë na mbledh në Kuvend dhe sillet me mentalitetin e njëjtë. Demokracia funksionon me shumicë e jo me imponim. Institucionet janë të popullit dhe jo të një partie politike. Duhet të kuptohet se ka shkuar koha e udheheqjes së një partie. Shpreh keqardhje”, tha Krasniqi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More