Krasniqi: Rezultat historik për PDK-në

nga Xh M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfunditmare të zgjedhjeve.

Krasniqi e ka cilësuar historik rezultatin e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Faleminderit! Kjo është fjala e parë dhe më e sinqertë që e ndjej t’ua them pas përfundimit të numërimit të votave. Faleminderit për besimin e rreth 200 mijë qytetarëve që na mbështetën në zgjedhjet e 9 shkurtit. Garuam me kandidatin, vizionin dhe listën më të mirë për Kosovën.

Prezantuam projektin më të duhur për zhvillimin e vendit. Dhe u rritëm – me 50 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e fundit, një rezultat historik për partinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook pasi KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare.

Në këto zgjedhje PDK-ja mori 50 mijë vota më shumë se në ato parapraket

Për këtë i pari i PDK-së ka thënë se partia që ai drejton nuk e ka mbërritur maksimumin e saj.

“Tani nis akti tjetër – ku me të njëjtën energji dhe përkushtim, ecim përpara! Pas fitores sonë në zgjedhjet lokale, ky është një tjetër hap drejt rikthimit të madh”, ka shtuar ai.

“Ka nevojë për miq, partnerë dhe aleatë – sepse asnjëherë, e veçanërisht sot, koha nuk pret për ata që hezitojnë. Prandaj, çdo parti që ka marrë votën e qytetarëve duhet ta përkthejë atë në veprim, duke e vënë në shërbim të interesit qytetar”, ka thënë ai.,

Në bazë të këtyre rezultateve PDK-ja doli e dyta me 20.95 për qind, apo 196 mijë e 474 vota. E para doli Lëvizja Vetëvendosje me mbi 42 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More