Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Krasniqi: Situata është nën kontroll, java e fundit e nëntorit ishte krtitike

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUSK-së, Valbon Krasniqi në emisionin “Debat” të RTK-së, ka thënë se më 8 shkurt të këtij viti në QKUK ka ardhur rasti i parë i dyshuar me koronavirus, por që ka rezultuar negativ.

Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19 në Kosovë është nën kontroll të plotë sa i përket menaxhimit klinik të rasteve.

“Çdo herë e kemi pasur gjendjen nën kontroll dhe kemi ofruar shërbime shëndetësore. Aktualisht të shtruar i kemi 525 pacientë në pesë klinika në QKUK dhe në shtatë spitale rajonale, prej tyre 11 janë të intubuar dhe 30 janë me frymarrje të vështirësuar”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se java e fundit e nëntorit ka qenë më e ngarkuara. “Gjatë kësaj kohe i kishim 1100 pacentë të shtrirë nëpër spitale”, ka thënë tutje UD i drejtorit.

Sipas Krasniqit, sistemi shëndetësor dhe stafi mjekësorë gjatë kësaj kohe ia ka dalë jashtëzakonisht mirë duke pas parasysh sistemin tonë, infrastrukturën, numrin e shtretërve dhe pajisjeve.

“Duhet të bëhen investime afatgjata që ta kemi një sistem të qëndrueshëm, pasi që profesionistët shëndetësorë s’mund të krijohen brenda një viti”, ka thënë Krasniqi.

Postime të ngjashme

Osmani: Gazetarët janë bartës të realitetit, grushtat drejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë

S.B.

KQZ aprovon 41 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora, refuzon 16 mijë të tjera

S.B.

Sot mblidhet Kryesia e LDK-së

S.B.

Prokuroria kërkon masë paraburgimi ndaj 11 të arrestuarve për keqpërdorim subvencionesh

S.B.

Përplaset Bieber me zëdhënësin e BE-së pas hartës skandaloze të Lajçakut

S.B.

Fondi për Garanci Kreditore sqaron procedurat për përfitimin e bizneseve nga Rimëkëmbja Ekonomike

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...