Krasniqi takon shefin e EULEX-it: Kosova ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është takuar sot me shefin e EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

 

Për mes një njoftimi në Facebook ai ka thënë se ndër temat e diskutuara ishin edhe zhvillimet politike në vend.

“Në takim me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, biseduam për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit”.

Krasniqi thotë se fuqizimi i sundimit të ligjit është detyrë e përbashkët e të gjithëve.

“Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë. Fuqizimi, mbështetja dhe profilizimi i mëtejmë i këtij sistemi, është detyrë e mision i përbashkët i të gjithë neve”, ka shkruar tutje Krasniqi.

https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/349656543199749

Related posts

Dialogu në mes të kaluarës së rëndë dhe të ardhmes së paqartë

D V

Konjufca për shtyrjen e zgjedhjeve: Vjosa Osmani bëri mirë që e dëgjoi opozitën

D V

Në spitalet e Kosovës, 49 pacientë në gjendje të rëndë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com