Krasniqi zbulon çka u fol në konsultime: Na kërkuan ta shkelim rregullorën, të mblidhemi veç 1 herë në javë

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se në konsultimet që i thirri sot kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, iu kërkua që vazhdimet e seancës konstituive të mbahen vetëm një herë në javë.

Krasniqi pas dështimit të sotëm, tha se fillimisht deputetët e partisë në pushtet u vonuan 45 minuta për në seancë.

Më pas, siç u shpreh ai, iu kërkua që ta shkelin rregulloren.

“Sot patëm një zhvillim të papranueshëm. E para, deputetët e partisë që doli e para nuk erdhën as me kohë, ishin 45 minuta vonë dhe kur erdhën patën një kërkesë që në mënyrë të organizuar ta shkelim rregullorën

Kërkesa e tyre ishte që në kundërshtim me rregulloren, që thotë se duhet të mblidhemi çdo dy ditë derisa të konstituohet Kuvendi, ata kërkuan që të mblidhemi një herë në javë” – tha ai, transmeton Nacionale.

Këtu, sipas Krasniqit janë dy probleme:

“Këtu janë dy probleme, është krejtësisht e papranueshme me bë një kërkesë të tillë, për me shkelë rregulloren me vetdije deputetët.

E dyta, kjo tregon se vullneti i tyre nuk është për me bë zgjidhje, por thjesht këto përsëritje mos me u mbajtë çdo dy ditë, por çdo javë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More