Agjencia Zhurnal.mk

Kreditë konsumatore më të kërkuara nga qytetarët!?

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Miratimi i shpejtë i mjeteve dhe shkalla e interesit janë kushtet më të rëndësishme për qytetarët gjatë zgjedhjes se prej ku do të marrin kredi kur iu nevojiten mjetet. Në mesin e kritereve të rëndësishme e theksojnë edhe atë se a u duhet garantues, sa në total do të kthejnë, ndërsa te disa se sa do të jetë kësti i kredisë. Në dispozicion i kanë ofertat e ndryshme të bankave, të cilat theksojnë se dëshirojnë të jenë në dispozicion të kërkesave të konsumatorëve.

Kreditë konsumatore janë më të kërkuarat në banka. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se deri në 30 qershor të vitit 2019 janë dhënë kredi konsumatore në vlerë prej 89.389 milionë denarë, shkalla e kamatës te kreditë në denarë me klauzolë devizore lëviz prej 3,30 deri në Para gjithmonë nevojiten, thonë nga bankat, qoftë për rinovim të aparateve të vjetruara në amvisëri, për mobilie të reja, kompjuter të ri, për studime të fëmijëve, për udhëtime, pushim të mirë.

“Dëshira dhe nevoja gjithmonë ka shumë, ndërsa mjetet e kursyera shumë shpesh janë të pamjaftueshme për përmbushjen e tyre. Në një situatë të tillë zgjidhje e cila qëndron në dispozicion është huazimi e mjeteve nga banka përmes marrjes së kredive konsumatore”, theksojnë nga banka.

Norma e interesit është e rëndësishme sepse prej saj varet rata. Sa më e vogël që është norma e interesit, aq më i madh është edhe interesimi i konsumatorëve për ndonjë lloj të caktuar të kredisë, bëjnë të ditur nga “Halk Bank”, duke theksuar ofertën e tyre për Relaks kredinë konsumatore me sigurim jetësor ku kamata për dy vitet e para është fikse dhe është pesë për qind. Ndërsa në mënyrë shtesë deri më 15 dhjetor janë ulur edhe shpenzimet shtesë.6,17 për qind, ndërsa te kreditë pa klauzolë devizore prej 5,09 deri në 6,91 për qind. Te kreditë konsumatore në euro lëviz prej 4,03 deri në 5,84 për qind, ndërsa mesatarja është 5,46 për qind. Norma mesatare e interesit te të gjitha kreditë është 5,84 për qind.

Nga “Halk Bank” konsumatorëve iu rekomandojnë se kur të vendosin për kredi konsumatore duhet të kenë kujdes në shkallën e interesit, afatin e pagesës, mënyrën e aplikimi dhe shpenzimet shtesë, ndërsa porosisin që të shihen përparësitë e ofertës dhe të përdoren periudhat promovuese.

U theksojnë konsumatorëve se edhe afati i pagesës gjithashtu është i rëndësishëm, sepse periudha e shkurtër kohore e pagesës sjell këst më të lartë për kredinë dhe më pak mjete për nevojat vijuese.

“Afati i pagesës së kredisë është i rëndësishëm gjatë marrjes së kredisë me vlerë më të madhe. Pikërisht për këtë nga “Halk banka” thonë se kredia e tyre ofron pagesë në periudhë prej 120 muajve për vlerë deri në 1.200.000 denarëve”.

Me digjitalizimin e proceseve, qytetarëve u është me rëndësi të mund të aplikojnë në mënyrë elektronike, të mos shkojnë dhe të humbin kohë në banka, por këtë ta bëjnë nga kompjuteri, laptopi… Përmes ueb-faqes së bankave mund të bëhet edhe llogaritja për vlerën e këstit.

Nga “Halk Banka” thonë se ajo në çka konsumatorët nuk i kushtojnë vëmendje është shuma e shpenzimeve shtesë, siç janë për përpunimin e kontratës.

Ajo që rekomandohet deri tek qytetarët është që t’i shfrytëzojnë periudhat promovuese në të cilat mund të ketë shkallë të ulëta të interesit, të mos paguhet kompensim gjatë pagesës së parakohshme, të mos paguhet provizion për përpunimin e kredisë dhe të ngjashme.

Nga “Ohridska banka” theksojnë se në vazhdimësi punojnë në mundësimin e përvojës së shkëlqyeshme konsumatore me krijimin e ofertave që përgjigjen në nevojat specifike të klientëve dhe se në këtë drejtim ofrojnë dy lloje të kredisë konsumatore në varësi nga vlera. Ajo në mënyrë promovuese përmes “Kredisë së lehtë në të gatshme” deri në fund të vitit shkalla e interesit është 5,1 për qind për vitin e parë. Vlera është deri në 1.200.000 denarë dhe afati maksimal i pagesës deri në 95 muaj.

Nga banka potencojnë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me punë në ngritjen e ofertave të shkëlqyeshme të cilat do të mbështesin, ide, mendime dhe realizim të lehtë të dëshirave të klientëve.

Qytetarët vlerësojnë se mund lehtë të vihet deri tek mjetet e nevojshme, por se gjatë përzgjedhjes dhe kur u nevojiten para më shpesh stacioni i parë ku mund të drejtohen është në bankën në të cilën e marrin rrogën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...