Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kreditorët e bankës Eurostandard kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

Shkup, 11 shtator, zhurnal.mk – Shteti tërësisht t’i dëmshpërblejë kursyesit e bankës Eurostandard që kanë kursime mbi 30 mijë euro e më pas të paguajë nga masa falimentuese, kërkojnë nga Shoqata e kursyesve të dëmtuar.

Sipas tyre, urgjent duhet të gjendet zgjidhje ligjore që paratë që i kanë kursyer në këtë bankë, t’u kthehen. Në këtë shoqatë janë 300 nga gjithsej 700 kursyes që nuk do të dëmshpërblehen tërësisht, pasi paratë e kursyera tejkalojnë mbi 30 mijë eur.

“Kërkojmë zgjidhje të menjëhershme të problemit duke sjellë zgjidhje ligjore me të cilën shteti do të marrë përsipër kërkesat tona të personave fizik dhe juridik të Bankës Eurostandard dhe do të na kompensojë plotësisht me para, dhe më pas shteti t’i mbledh ato nga masa e falimentimit. Për kërkesën tonë, ne paraqitëm një projektligj në takimin me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi”, tha Dejan Nikolovski nga Shoqata e kreditorëve të dëmtuar.

Postime të ngjashme

Qytetarët e Shtipit dhe Pllasnicës votojnë për kryetar komune

E.E.

Dramë pas mesnate, ikën nga policia dhe u përplasën në një shtyllë elektrike

T E

Ski-qendrat do të punojnë me protokolle të veçanta

T E

Në hekurudhën Gjevgjeli-Shkup në Veles, janë gjetur 22 emigrantë

E.E.

Shpallet tender për zbukurimin e sheshit në Shkup për vitin e ri me vlerë prej 200.000 euro

Z H

Zaev në Greqi: Maqedonia e Veriut interes në ndërtimin e terminalit për gaz të lëngshëm natyror

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...