Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Krem karamel

Krem karamel, zakonisht piqet në furrë në banjëmari, por francezet e përgatisin më thjesht. Ato e vënë të piqet direkt në furrë të pangrohur më parë, në temperaturë të ulët dhe pa banjëmari.

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e pjekjes: 35 minuta PërbërëSit për 6 racione të vogla: 500 ml qumësht, 5-6 lugë sheqer, 1 bustinë vanilje dhe 3 kokrra vezë. Përgatitja: Në një tenxhere, vëmë qumështin, sheqerin dhe vaniljen, të valojnë në flakë të ulët. Ndërkohë, rrahim vezët me rrahësen e vezëve me dorë, derisa të bëhen si shkumë. Shtojmë qumështin e valuar pa ndaluar përzierjen e vezëve.

Shpërndajmë masën në 6 forma që durojnë nxehtësinë e furrës dhe i futim në furrë, të cilën e ndezim në këtë moment me 120 gradë.

I pjekim për 20 minuta në temperaturën 120° C, më pas 10 minuta të tjera në temperaturën 180° C dhe së fundi, 5 minuta në 210 °C. I lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas i vendosim në frigorifer jo më pak se 3 orë.

Postime të ngjashme

Krap i pjekur sipas recetës së lashtë shqiptare

Dafina Vidishiqi

Biskotat e thjeshta me kos – Përgatiten brenda 30 minutave!

Dafina Vidishiqi

Ja se si të përgatisni biftek viçi për ta bërë atë të butë dhe të shijshëm

Lea Muslija

Truk për gatimin e simiteve të shijshme: Si t’ia arrini ta bymeni përherë brumin

Dafina Vidishiqi

Gjithçka është në shijen perfekte: Mish pule nga furra!

Dafina Vidishiqi

Makarona të pjekura me djathë feta

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...