Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kremlini e shpall organizatën e Alexei Navalnyt si ‘grup terrorist’

Gjykata e Moskës e ka cilësuar organizatën politike të kreut të opozitës Alexei Navalny si “grup terrorist”.

Vendimi i shpallur mbrëmjen e së mërkurës vjen në mes të përpjekjeve të shtuara nga presidenti Vladimir Putin për të gjunjëzuar disidentët politik, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Ky vendim i ndalon personat që kanë lidhje me “Fondacionin për Luftën ndaj Korrupsionit” që të aplikojnë për poste publike dhe hyn në fuqi menjëherë duke ndaluar kështu planet e aleatëve të Navalnyt për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 19 shtator.

Me përcaktimin e organizatës së Navalny “terrorist”, vendimi mund të përkthehet edhe në burgim për personat që kanë bashkëpunuar me ta.

Personat që mund të kenë bërë donacione, përfshi këtu ata që kanë ndarë materiale me organizatën, mund të jenë gjithashtu në rrezik të ndjekjes penale.

Navalny u arrestua në janar pasi po kthehej nga Gjermania, ku qëndroi për disa muaj në rehabilitim pas helmimit me një agjent kimik nervor Novichok për të cilën ka fajësuar Kremlinin. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Kinën dhe Rusinë i bashkon biznesi në Serbi

D V

Policia ukrainase e gjen të varur aktivistin e zhdukur bjellorus

D V

Papa Françesku do të takohet me romët e Sllovakisë

D V

Iranit do t’i përgjigjemi në mënyrë kolektive, thotë SHBA-ja

D V

Kina jep 350 milionë doza vaksina për partnerët e nismës “Një brez, një rrugë”

Z H

Kinë, vlera industriale e sistemit të navigimit satelitor “Beidou” do të zërë 25 % të tregut global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...