Sport

Krerët e FFK-së mbajtën takim me gjyqtarët e Superligës, Ademi iu kërkon të jenë më vigjilent në punë

Zhurnal Ads

Pas fillimit të ndeshjeve të fazës së dytë në Superligë dhe analizimit të rasteve kontestuese në xhirot e fundit nga profesionistë të ndarjes së drejtësisë, presidenti Agim Ademi, nënkryetari Agim Dibrani, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani kanë mbajtur takim me gjyqtarët e Superligës.

Me këtë rast, presidenti Ademi ka kërkuar nga gjyqtarët që të jenë sa më vigjilent dhe ta kryejnë punën e tyre në përpikëri, derisa ua ka bërë të qartë se masat ndaj atyre që do të bëjnë gabime do të jenë të ashpra, deri në delegim në ligat më të ulëta.

FFK ka investuar vazhdimisht në gjyqtarë të rinj dhe do ta vazhdojë punën në këtë drejtim, ngase krahas rritjes së cilësisë së ligave synon që të ketë rritje të kapaciteteve dhe profesionalizmit edhe tek gjyqtarët dhe organet e tjera të saj.

Komisioni i Gjyqtarëve së shpejti do të organizojë sërish normat fizike për gjyqtarët, me qëllim që në ndeshje të delegohen gjyqtarët më të përgatitur.

Po ashtu, FFK u bën thirrje edhe drejtuesve të klubeve që të mos bëjnë deklarata të pamatura dhe presion tek gjyqtarët, sepse gjërat e tilla nuk do të tolerohen.

Ndërkohë,  nesër do të mbahet takimi edhe me gjyqtarët e Ligës së Parë.

Postime të ngjashme

Sergio Ramos ‘shkatërron’ Beckenbauerin dhe legjenda si Maldini e Koeman në sondazhin për qendërmbrojtësin më të mirë në histori

XH,I

Ronaldo del sërish pozitiv me Covid-19

admin

Reagimi i CR7 pasi arriti 750 gola në karrierë: Faleminderit edhe rivalëve të mi që më kanë nxitur të angazhohem më shumë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...