Agjencia Zhurnal.mk

Kreshnik Bekteshi: Energji e pashterur e misionit fitues

Shkup, 8 korrik – Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është i fokusuar vetëm tek kryeministri shqiptarë por edhe në shumë sfera të tjera me qëllimin parësorë që qytetarët të përfitojnë nga suksesi ekonomik, punësimi i më shumë njerëzve , pagat më të mira dhe të kenë standard jetese më të lartë.

Në këtë drejtim BDI ka patur një ministër të suksesshëm si Kreshnik Bekteshi veprimtaria e të cilit ka qenë shumë e theksuar sidomos në kohën e pandemisë duke u ndihmuar tejmase qytetarëve dhe bizneseve në tërrësi .

Vetë kreu i Ekonomisë është i fokusuar te tre pika thelbësore që kanë të bëjë me faktorizimin e denjë të shqiptarëve ,pjekurinë dhe integritetin politik si dhe përmbushjen e vizionit dhe objektivit për qëndrueshmëri ekonomike.

Për Bekteshin vazhdojnë të mbesin disa cështje thelbësore që janë qëllimet e BDI-së në planin për zhvillim ekonomik dhe këto janë vende pune për të gjithë, paga më të mira dhe standarde më të larta jetese .
Bekteshi thotë se BDI ka bërë përmirësime të konsiderueshme për qytetarët gjatë viteve të fundit, për shkak të qasjeve programore dhe strategjike dhe janë qytetarët që përfitojnë më së shumti nga ky sukses .

Bekteshi shprehet se synimi i BDI-së është mos ndalet këtu por të vazhdojë të ketë më shumë punësime , paga më të larta dhe një standard më i mirë jetese për gjithë qytetarët , për të cilat qëllime BDI ka punuar dhe do të angazhohet edhe në të ardhmen .

Partia shqiptare në këtë drejtim ka bërë përmirësime të konsiderueshme për qytetarët gjatë viteve të fundit, për shkak të qasjeve programore dhe strategjike.

Po ti referohemi punës së ministrit Bekteshi rrezultatet janë ato që tregojnë punën e tij në realizimin e premtimeve dhe këtu do përmendim disa që kreu i Ekonomisë është angazhuar pandërprerë .

Ja disa premtime të realizuara

– Masataktive të punësimit kanë krijuar më shumë se 60,000 vende të reja pune në dy vitet e fundit, më shumë se 50.000 prej tyre në sektorin privat;

– Papunësia ra në nivel historikisht më të ulët prej 17,1% krahasuar me 22,1% në tremujorin e dytë të 2017, kur u formua qeveria.

– Rroga mesatare është rritur për më shumë se 10% ose 2.900 denarë në këto dy vjet

– Rritja e pagës minimale nga 9.000 denarë në 14.500 denarë ose për 2 vjet e gjysmë u rrit për 60% dhe kështu është siguruar një standard më të mirë jetese për ata që kishin nevojë më shumë.

Pas këtyre arritjeve të rëndësishme të cilat njerëzit mund t’i shohin dhe ndjejnë në xhepat e tyre, qëndrojnë shumë masa të suksesshme strategjike.

Aktiviteti i ministrit Bekteshi ka të bëjë edhe në drejtim të investimeve të huaja dhe vendase.

Në pak kohë, janë nënshkruar 34 marrëveshje të reja investimesh të huaja dhe vendase. Nga këto, 12 fabrika janë ndërtuar dhe 22 janë tashmë në ndërtim e sipër.

Dy vjet më parë u miratua Plani i Rritjes Ekonomike, i cili u implementua në përputhje me Ligjin për Ndihmë Financiare për Investime, ligj i propozuar nga Ministria e Ekonomisë.

Vitin e kaluar u bënë ndryshime në Ligjin për Mbështetjen Financiare të Investimeve për të përmbushur kërkesat e biznesit. 184 ndërmarrje aplikuan për përdorimin e masave të shtyllës së parë dhe të dytë, dhe pas vlerësimit rreth 170 ndërmarrje nënshkruan një Marrëveshje të Ndihmës Financiare.

Kjo do të thotë se kompanitë kanë investuar 230 milion Euro duke krijuar 4.577 vende të reja pune.

Midis 2017 dhe 2019 ka pasur një IHD rekord prej 741 milion Euro, krahasuar me 555 ndërmjet 2015 dhe 2017 dhe 457 milion Euro në periudhën 2013-2015. Kjo rritje e qëndrueshme është rezultat i strategjisë sonë të qëndrueshme.

E gjithë kjo ka kontribuar në rritjen e ekonomisë së përgjithshme, uljen e papunësisë, rritjen e eksporteve dhe promovimin e teknologjive të reja në proceset e prodhimit.

Bekteshi shprehet se në vitet e ardhshme duhet të vijojmë të punojmë shumë, duhet të sigurojmë stabilitet politik dhe koncepte të qarta për të garantuar suksesin ekonomik.BDI nuk do të mbështetet vetëm në progresin që kemi bërë vitet e kaluara, do të ofrojmë vende punë për të gjithë, paga më të larta dhe standarde më të mira jetese” thotë Kreshnik Bekteshi .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!