Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, i caktohet masa e arrestit shtëpiak

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Prokuroria publike në Koçan ka propozuar që për ish ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe sekretaren e shtetit në ekonomi Razmena Çekiç Duroviç të ndryshojë masën, nga paraburgim në arrest shtëpiak.

Për këtë propozim duhet të vendos Gjykata themelore në Koçan. Ndërkohë është propozuar një zgjatje e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak të përcaktuara më parë për 18 persona.

Nga Prokuroria thonë se ekipi që po merret me zjarrin në diskotekën “Puls” po përfundon marren në pyetje të dëshmitarëve dhe e njëjta procedurë po kryhet pa lëshime dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar.

Po punohet intensivisht mbi disa raporte ekspertësh dhe po kryqëzohen të dhënat nga analizat e pajisjeve elektronike të siguruara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More