Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kreu i BFI-së Ef.Fetai priti në takim zv/ministrin e kulturës, Sedat Sulejmani

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Sot, Kreu i Bashkësisë Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë dhe Përgjegjësi për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, priti në një takim zyrtar Zëvendës Ministrin e Kulturës së Qeverisë së RMV, z. Sedat Sulejmanin në përcjellje të Shefit të Kabinetit, z. Mensur Aliti të shoqëruar edhe nga z. Gani Nesimi, teolog i mirënjohur i trevave tona.

Më këtë rast, Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i uroi detyrën e re zv. Ministrit duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese të reja në dikasterin që ai e drejton.

Gatë takimit mes të dyja palëve u bisedua për shumë çështje që kanë të bëjnë me Bashkësinë Fetare Islame dhe u konstatua se Ministria e Kulturës në të ardhmen do jenë në shërbim të ndihmesës dhe zgjidhjes së problemeve me të cilat ballafaqohet institucioni fetar.

Për këtë, Kreu i BFI H. Hfz Shaqir ef. Fetai edhe një herë i shprehu falënderime në emrin e tij personal dhe në emër të BFI për vizitën dhe respektin që tregoi zv. Ministri dhe se bashkëpunimi mes dy institucioneve do të jetë në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëveprimit në sferat e përbashkëta.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...