Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kreu i BFI-së Shaqiri takon kryeparlamentarin Xhaferi

Zhurnal Ads

Shkup, 20 tetor – Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të martën, më 20.10.2020 vizitoi Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferin në zyrën e tij në ambientet e Parlamentit.
Fillimisht Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e uroi Kryeparlamentarin z. Xhaferi për mandatin e tij të dytë në udhëheqjen me pushtetit legjislativ në vend, pra Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe i dëshiroi atij shëndet e punë të mbarë në katërvjeçarin e ardhshëm.

Më pas të dyja palët biseduan rreth çëshjtjeve që tangojnë Bashkësinë Fetare Islame dhe kërkesat aktuale që i ka Institucioni Fetar Islam në vend me qëllim të azhurnimit të tyre drejt realizimit. Temat më të rëndësishme të diskutimit ishin çështja e denacionalizimit dhe ajo e institucioneve fetare arsimore, siç janë Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame.

Në fund të takimit, Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në një postim në rrjetet sociale, e vlerësoi këtë si: “takim mjaft konstruktiv për të mirën e të gjithë”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Spasovski dhe Filipçe për vizitë të policit të lënduar afër fabrikës OHIS

T E

NATO e shqetësuar nga dezinformimi në Ballkanin Perëndimor

R ZH

Ministri Shaqiri paralajmëron riorganizim dhe zvogëlim të administratës publike

T E

Dëmtohet përmendorja e dëshmorit Ismet Bajrami

admin

Pendarovski: Kërkesat bullgare dalin jashtë parametrave

T E

“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...