Dubai, 14 shtator – Sot (14.09.2020) u realizuam takimin zyrtarë me Kryetarin e Këshillit botëror tê Komuniteteve muslimane botërore Dr. Ali Rashid En Nuajmi.
Në delegacion më shoqëruan H. Abedin ef Imeri – Myfti i Muftinisë së Kumanovës dhe H. Ismet ef Ademi – Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me botën islame. Takimi u realizua në Dubaj të Emirateve të Bashkuara arabe. Ishte një pritje e ngrohtë vëllazërore me një protokol të veçantë.
Ne i shprehëm falenderimet tona për ftesën që na e bënë dhe mbi të tjera për situatën e përgjithshme të rrjedhave të kohës, si dhe prezentimin e vlerave islame konform kohës dhe vendit.
Biseduam edhe për një bashkpunim të ndërsjellë në sfera të ndryshme , si organizimi i konferencave të ndryshme, ndrimi i përvojave reciproke, si dhe vizitave të ndërsjella.
Kryetarin e këtij Këshilli e njoftuam me organizimin e jetës fetare, institucionet fetaro arsimore – medresetē, Fakultetin e Shkencave Islame, si dhe shumë sfera tjera.
Njiherit falenderojmë kontributin e madhë të Ambasadorit të RMV me seli në Ebu Dabi, Z. Abdulkadër Mehmedi, i cili me të arritur në Dubai i ndërmori të gjitha masat për një menaxhim të nivelit të lartë të këtij takimi.
Nesër delegacioni i BFI vazhdon me institute tjera të rëndësishme. Delegacioni në fjalë do të qëndrojë plotë 5 ditë deri të premten.