Agjencia Zhurnal.mk

Kreu i BFI-së viziton muftininë e Kumanovës

Kumanovë, 27 qershor – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, u.d. Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, gjatë ditës së sotme realizoi vizitë në Muftininë e qytetit të Kumanovës ku u bisedua për një sërë aktivitete dhe projekte, e më pas edhe bëri faljen e namazit të Xhumasë në Xhaminë qëndrore “Sinan Tatar Pasha”.

“Marr parasysh se Kumanova është një shtyllë e fuqishme e BFI-së në RMV, kisha nderin dhe obligimin që të jem sot në këtë ditë Xhumaje në vizitë të kësaj Muftinie, ku pëvec tjerash biseduam me Muftiun për shumë çështje, projekte si dhe ecurit e punëve që duhet të jen në të tashmen dhe në të ardhmen e kësaj Muftinie”, shtoi mes tjerash kreu i BFI.

“Reisi i BFI-së, e kam bindjen se gjithëher ka qenë dhe do të jet në shërbim të muslimanëve në gjithë territorin e RMV-së, porn ë veçanti në shërbim të muslimanëve të Kumanovës dhe të Muftinisë së saj”, tha ndër tjerash Imeri.

Javët e kaluara Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, u.d. Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir ef. Fetai, vizitoi edhe disa nga Muftinitë e qyteteve tjera të RMV-s ku zhvilloi takime me drejtues e të punësuar të tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...