Maqedoni

Kreu i Butelit, Smilevski rezulton pozitiv me Covid 19

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor – Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski me anë të një postimi në fejsbuk ka bërë të ditur se pas disa simptomave të vogla që ka ndjerë, menjëherë ka bërë testin për Covid-19 dhe i njejti ka rezultuar pozitiv.

“Edhe përkundër respektimit të masave, dua të ju informoj sot se pas simptomave të vogla të cilat i kisha menjëherë kam bërë testin për Covid-19 dhe i njejti ka rezultuat pozitiv.

Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë e infektimit dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.

Nëse ju ose të dashurit tuaj ndjeni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj të familjes dhe mos refuzoni të testoheni”, ka shkruar në fejbuk Smilevski.

Postime të ngjashme

LSDM: Mickoski është përgjegjësi direkt për shtrenjtimin e energjisë elektrike prej 100% gjatë qeverisjes së VMRO-së

XH,I

I vogël mbetet numri i fëmijëve të infektuar në çerdhe

XH,I

4 të vdekur, 404 raste të reja, shërohen 182 pacient

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...