Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Kreu i KMSH urim për muajin e Ramazanit: Të jemi më solidarë me familjet në nevojë

Në vigjilje të muajit të Ramazanit, kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu u ka uruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë.

Në mesazhin e tij drejtuar të gjithë besimtarëve myslimanë, Spahiu apeloi që të jemi më solidarë me familjet në nevojë dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit. Kreu i KMSH uron që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes.

Mesazhi i plotë i urimit:

Të dashur qytetarë, motra e vëllezër, nesër, më 13 prill, është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ju përcjellë urimet më të sinqerta që ky Ramazan të jetë muaji i mëshirimit të ndërsjelltë me njëri-tjetrin, muaji i faljes dhe mirëkuptimi, muaji i ngritjes morale dhe shpirtërore, për përballimin me sukses të sfidave në të cilat ndodhemi dhe ato që na presin.

Ju ftojmë të jemi më solidare me familjet në nevojë, t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit në punë të mbarë.

Të nderuar besimtarë çdo gjë gjatë këtij muaji ka vlerë shumëfish më të madhe, prandaj njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, lënien anash të mospajtimeve, etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë Zotit dhe harmoninë me njerëzit, me të cilit rrethohen.

Uroj që ky të jetë muaji i faljes, mirëkuptimit, dashurisë, unitetit dhe paqes. Duke ju uruar muajin e Ramazanit më lejoni të ju dëshiroj një agjërim të lehtë, pranim të lutjeve tuaja, shëndet të mirë, lumturi e prosperitet për ju dhe familjet tuaja.

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Territorit/ Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! E papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

S.B.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

S.B.

“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

S.B.

​Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

S.B.

Basha me demokratët në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, dhe do ta vazhdojmë për ta, për Shqipërinë, për demokracinë

S.B.

Kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat/ PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale. Vota u ble me 50 mijë lekë!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...