Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Visar Ganiu në Forumin Ekonomik dhe të Turizmit Rajonal të UBSHR në Tiranë

Tiranë, 10 qershor – Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së përgjithshme të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, që po mbahet në Tiranë dhe pjesë e të cilit union është edhe Komuna e Çairit.

Në kuadër të këtij evenimenti u mbajt edhe Forumi Ekonomik dhe Turizmi Rajonal, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit e UBSHR-së theks të veçantë vendosën në tematikën Rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe qytetet shqipfolëse, pasuritë kulturore, si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin ekonomik-social të qyteteve tona, por gjithashtu u diskutua dhe u këmbyen mendime edhe për “Tirana European Youth Capital 2022”, si një mundësi e zhvillimit, promovimit dhe integrimit të rinisë së rajonit në një platformë të përbashkët turistike, ekonomike, sociale, kulturore për anëtarët e UBSHR-së.

Ganiu para pjesëmarrësve në Forum ka potencuar se nuk ka kënaqësi më të madhe kur bukuritë natyrore, veçoritë kulturore, ekonomike, turistike të rajoneve tona i sjellim në një vend të përbashkët.

“Kështu ndihmojmë njëri-tjetrin, duke kontribuar në zgjerimin e perspektivës sonë zhvillimore, pasi që gjithmonë duke mbajtur të gjallë kontaktin me njëri-tjetrin, orientojmë edhe investimet përmes turizmit te të gjithë ne”, ka thënë Ganiu.

Para të pranishmëve ai ka folur edhe për projektet aktuale dhe të ardhshme që po i ndërmerr Komuna e Çairit dhe që kanë për qëllim pikërisht zhvillimin ekonomik, turistik, social, e kulturor dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ndryshe, në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Unionit të Bashkësive Shqiptare në Rajon u mor vendimi që kësaj familjeje t’i shtohen edhe Komunat e Gjirokastrës dhe të Bujanocit, ndërsa gjithashtu u vendos të hapen dy zyra plotësuese administrative të sekretariatit të UBSHR-së, në Prishtinë dhe Tetovë.

Postime të ngjashme

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

Botime me vlerë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhuratë për AZGJ-në

Dafina Vidishiqi

RMV, për ndërtesat me efikasitet energjetik, sektori i ndërtimtarisë ka nevojë për digjitalizim

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...