Covid 19 Maqedoni

Kreu i komunës së Probishtipit, Anastasov rezulton pozitiv me Covid-19

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Kreu i Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Anastasov ka deklaruar se që nga dita e premte nuk është në vendin e punës, pasi që nga dita që kishte shfaqur simptome ishte izoluar, deri në publikimin e rezultatit.

“Të nderuar, do të doja të ju informoj se edhe pasi i kam respektuar masat për mbrojtje që nga fillimi i pandemisë, kam marrë rezultat pozitiv për Covid-19. Me simptome të lehta, tashmë jam në izolim shtëpiak. Ju inkurajoj që bashkërisht dhe me disipline të vazhdojmë luftën kundër kësaj të keqe të përbashkët”, ka shkruar Anastasov në profilin e tij në Facebook.

Sipas epidemiologëve, gjashtë punonjës të tjerë në Komunën e Probishtipit po shkojnë në izolim, ndërsa më më parë kishte ka pasur dy raste në administratën komunale, të cilët janë në izolim.

Postime të ngjashme

Sot tre viktima dhe 80 raste të reja me Covid-19

XH,I

Intelektualët bullgarë kundër memorandumit të Sofjes, Zaev nuk pret bllokadë nga Bullgaria

XH,I

Mariçiq u takua me prokuroren Ruskovska

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...