Agjencia Zhurnal.mk

Kreu i Mossad-it: Arabia Saudite mund të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin

Kreu i shërbimit inteligjent Mossad të Izraelit, Yossi Cohen, tha se Arabia Saudite së shpejti mund të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë me median izraelite Channel 12 të transmetuar mbrëmë vonë, Yossi Cohen refuzoi të konfirmonte ose mohonte se ai ishte takuar me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, duke thënë vetëm me buzëqeshje: “Preferoj të mos komentoj”.

Cohen, i cili është i afërt me kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, raportohet të jetë i dërguari i fshehtë i Izraelit në vendet e Gjirit.

Ai ishte njëri nga disa zyrtarët izraelitë që shoqëruan Netanyahun në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të fundit për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin në Shtëpinë e Bardhë.

Cohen tha se këto marrëveshje zyrtarizuan marrëdhëniet pas “shumë vitesh kontakte që u zhvilluan në një mënyrë shumë precize”.

Ai pohoi se shqetësimet në rajon për aspiratat e Iranit luajtën një rol të madh që shtetet e Gjirit të braktisin situatën disa-dekadëshe të mosnjohjes së Izraelit nga vendet arabe për sa kohë që mosmarrëveshja e Izraelit me palestinezët mbetet e pazgjidhur.

Marrëveshjet që Izraeli nënshkroi veçmas me Bahreinin dhe EBA ishin një “ndryshim strategjik në luftën kundër Iranit”, shtoi ai.

Cohen shtoi se besonte se këto vende vendosën të lënë mënjanë çështjen palestineze në favor të marrëdhënieve të hapura me Izraelin sepse “çdo vend ka nevojë të zgjedhë interesat e tij të drejtpërdrejta kundrejt interesave afatgjata dhe këtu besoj se Bahreini dhe EBA kanë zgjedhur interesat e tyre afatgjata”.

Lidhur me atë nëse Arabia Saudite do ta ndiqte shembullin dhe do të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin në të ardhmen e afërt, Cohen tha: “Mendoj se kjo mund të ndodhë.”

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje të sponsorizuara nga SHBA për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Izraelin.

Autoriteti Palestinez dhe fraksionet e rezistencës kanë denoncuar marrëveshjet, duke thënë se ato nuk i shërbejnë çështjes palestineze dhe injorojnë të drejtat e palestinezëve.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...