Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kreu i OBSh-së bën thirrje për të mos humbur mundësitë e sjella nga vaksinat

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh në një konferencë shtypi të premten se vaksinat e koronavirusit të ri u ofrojnë edhe një herë njerëzve mundësinë për të kontrolluar pandeminë, prandaj nuk ky rast nuk duhet humbur. Ai theksoi se vaksinat duhet të përdoren me mënyrë të barabartë dhe efektive, duke shtuar se nacionalizmi mbi vaksinat mund të shërbejë për qëllime politike afatshkurta, por është dritëshkurtër dhe vetëmashtrues.

Kreu i OBSh-së u shpreh se numri i rasteve të konfirmuara të COVID-19 në mbarë botën i ka kaluar 100 milionët dhe numri i rasteve të reja të COVID-19 në dy javët e fundit është më shumë se numri i rasteve të konfirmuara gjatë gjashtë muajve të parë të pandemisë. “Para një viti, thashë se mbarë bota ka një ‘dritare mundësie’ për të parandalur përhapjen e gjerë të koronavirusit të ri. Disa vende i kushtuan vëmendje kësaj thirrjeje, kurse disa të tjera jo. Tani vaksina ka ofruar një rast tjetër për të kontrolluar pandeminë, të cilin nuk duhet ta humbim,” tha ai.

Ghebreyesusi theksoi se pandemia e COVID-19 ka ekspozuar dhe shfrytëzuar pabarazinë e botës, ndërsa nacionalizmi lidhur me vaksinat mund ta përkeqësojë pabarazinë. Në të ardhmen do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë. Tani vaksina e koronavirusit të ri është një burim i kufizuar dhe duhet të përdoret sa më drejt dhe në mënyrë sa më efektive. Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje vendeve të vaksinojnë punëtorët shëndetësorë e të moshuarit dhe t’i japin vaksinat shtesë për “Planin e zbatimit të vaksinës së koronavirusit të ri”.

“Pandemia e COVID-19 nuk do të përfundojë derisa të gjitha vendet t’i japin fund epidemisë. Bota gjendet në një pikë kyçe kthese lidhur me pandeminë, e cila është edhe një pikë kthese në histori: përballë krizës së përbashkët, a mund të bashkohen të gjitha vendet?” u shpreh numri një i OBSh-së.

Të premten BE-ja njoftoi se do të zbatojë kontrollin mbi eksportin e një pjese të vaksinave të koronavirusit të ri të prodhuara brenda vendeve të BE-së deri në fundin e marsit të këtij viti. Lidhur me këtë, ndihmëssekretarja e OBSh-së Mariangela Simao u shpreh në konferencën për shtypin po atë ditë se OBSh-ja është e shqetësuar për këtë dhe paralajmëroi se ky vendim i BE-së mund të ketë një ndikim në zinxhirin global të furnizimit të vaksinave:

“Në gjendjen e tanishme, ndalimi ose kufizimi i eksportit nga çdo vend nuk është i favorshëm (për të luftuar epideminë e COVID-19), për shkak se do të pengojë qarkullimin e lirë të përbërësve të nevojshëm për prodhimin e vaksinave, reagentëve diagnostikues dhe ilaçeve”.

Postime të ngjashme

Nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Brazil kanë humbur jetën 500.000 njerëz

D V

Derisa po hapnin bunarin gjetën një safir në Shri Lankë, më të madhin në botë – vlera e tij është rreth 100 milionë dollarë dhe peshon 510 kilogramë

D V

SHBA kundërshton thirrjen e OBSH-së për të pezulluar vaksinimin

D V

Eksperti francez: Dalja e virusit nga laboratori i Wuhan-it, plotësisht e pamundur

Z H

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...