Agjencia Zhurnal.mk

Kreu i OSBE-së, Edi Rama “përplaset” me Azerbajxhanin për mandatin e përfaqësuesit francez

Azerbajxhani është kundër zgjatjes së mandatit të Përfaqësuesit për media të OSBE-së, francezit Harlem Désir, i cili, sipas planeve nga kryetari i OSBE-së, Edi Rama do të mbetet në detyrë së bashku me tre drejtuesit e tjerë të organizatës.

Pa miratimin e 57 vendeve anëtare të OSBE-së, organizata do të mund të përballet me një situatë tjetër, nga 18 korriku, për të zgjidhur këtë ngërç.

“Ministria e Punëve të Jashtme në Azerbajxhan në shenjë proteste tha pranë Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se nuk ishte dakord me riemërimin e diplomatit francez, Harlem Désir si përfaqësues për mediat i OSBE-së edhe për tre vite të tjera”.

raportoi të mërkurën agjensia e pavarur e lajmeve Azerbajxhan Turan, e themeluar në 1990, së cilës i referohet Derstandard.

Ministria e Punëve të Jashtme e mbështeti qëndrimin e saj në faktin se Deziri “kritikoi së tepërmi” situatën me lirinë e shprehjes në Azerbajxhan, gjatë mandatit të tij të parë tre-vjeçar.

Sipas Turan, Baku po bllokon edhe zgjatjen e mandateve të Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, mandat që i skadon në korrik, Ingibjörg Solrun Gisladottir si Drejtor i Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Lamberto Zannier si Komisioner i Lartë për Pakicat. Këto vendime të rëndësishme të personelit në OSBE duhet të merren me konsensus me të gjitha vendet anëtare të OSBE-së.

Zëdhënësi i kryesisë shqiptare të OSBE-së nuk ka dhënë asnjë sqarim në lidhje me pozicionin e Azerbajxhanit.

Sidoqoftë, ai konfirmon se Shqipëria po kërkon të zgjasë mandatet për katër emrat e mësipërm.

Më shumë se 90 përqind e vendeve anëtare të OSBE-së pajtohen me qasjen tonë. Sidoqoftë, negociatat janë ende në vazhdim e sipër, kështu që ne nuk mund të themi asgjë në lidhje me rezultatin e tyre dhe kohën e vendimeve të mëtejshme,” tha diplomati shqiptar, Andris Stastoli.

“Austria mbështet kryesinë shqiptare të OSBE-së në shtrirjen e konsensusit në mënyrë që të sigurojë funksionimin e qetë dhe efikas të organizatës në një kohë që është sfiduese për multilateralizmin,” tha një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme Austriake, pa komentuar qëndrimin e Azerbajxhanit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...