Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Kreut të BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mesazh ngushëllimi popullit turk pas tërmetit

Shkup, 30 tetor – Pas tërmetit prej 6.8 ballë që goditi të Premten në orën 20.55 (lokale) nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig në rajonin e Izmirit, ka reaguar Kreu i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili në emrin e tij personal, në emër të BFI dhe gjithë muslimanëve të vendit ka shprehur dhimbje dhe keqardhje për këtë ngjarje.

Në një postim në rrjetet sociale, Kreu i BFI ka thënë se “Zemrat dhe lutjet tona janë me popullin turk”. Ai më tej ka shtuar se: “Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për tërmetin katastrofik prej 6.8 ballë të shkallës së Rihterit që kaploi rajonin e Izmirit në Turqi, me një bilanc tragjik, duke marrë jetën e dhjetëra njerëzve, qindra të lënduarve dhe duke lënë me mijëra persona pa strehë mbi kokë.

Në këto momente të vështira, zemrat tona, mendimet dhe lutjet tona janë me të dëmtuarit nga tërmeti, familjet e viktimave dhe me tërë popullin turk. BFI do të vazhdojë ta ndjek këtë situatë nga afër dhe do të jemi në solidaritet të plotë me popullin turk.”

https://www.facebook.com/bfinmk/posts/10158529817404627

Postime të ngjashme

Shekerinska dhe Osmani në video mbledhje me kolegët e NATO-s

N E

Editorial / Ndërkëmbëzat mes partive shqiptare në kuvend, po i vuajnë qytetarët!

R Zh

Pakoja e 5-të ekonomike përfundimisht kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit

R Zh

Regjistrohen 949 raste të reja me Kovid-19, janë shëruar 737, kanë vdekur 33 persona

R Zh

Pendarovski: Vaksinimi të zhvillohet në vazhdimësi deri në imunizim e plotë të popullatës

R Zh

Velkovski: Ka premtime nga VMRO-DPMNE-ja për zhbllokim edhe të ligjeve tjera

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...