Kina është për një botë shumëpolare me barazi e rend dhe për globalizimin ekonomik me leverdi të ndërsjellë, përfitime të përbashkëta dhe gjithëpërfshirje, në përballimin e një sërë problemesh e sfidash përpara botës së sotme, u vu në dukje në një mbledhje të nivelit të lartë të Kinës mbi punët e jashtme .
Në konferencë u theksua se, gjatë dhjetë vjetëve të fundit, Kina ka hapur perspektiva të reja të diplomacisë së vendit të madh me karakteristika kineze, ka fituar më shumë autonomi strategjike e iniciativë diplomatike dhe është shndërruar në një vend të madh të përgjegjshëm me një shtim të forcës ndikuese në botë, me aftësi më të madhe për të nxitur veprime të reja dhe me më shumë forcë tërheqëse në aspektin moral, shkruan CMG
Në konferencë u vu në dukje se në epokën e re Kina ka fituar shumë përvojë të çmuar në diplomaci. Në çështjet madhore që kanë të bëjnë me të ardhmen e njerëzimit dhe me kursin e zhvillimit të botës, Kina duhet të mbajë një qëndrim të qartë e të vendosur, të ruajë vlerat e larta morale ndërkombëtare dhe të bashkojë shumicën e botës.
Krijimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit synon ndërtimin e një bote të hapur, përfshirëse, të pastër e të bukur, me paqe të gjatë, siguri të përgjithshme e lulëzim të përbashkët, ndërmjet nxitjes së qeverisjes globale me konsultime të gjera, kontribut të përbashkët e përfitime të ndërsjella, nën drejtimin e konceptit të vlerave të përbashkëta të njerëzimit. Realizimi i këtij objektivi kërkon formimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të tipit të ri dhe që të ndiqet kursi strategjik për zbatimin e nismave për zhvillimin global, për sigurinë globale dhe për qytetërimin global, ndërsa bashkëpunimi me cilësi të lartë në kuadër të nismës “Një brez, një rrugë” do të jetë programi i veprimit për këtë objektiv, u theksua në konferencë.