Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Krijohet maska që vret koronavirusin, del së shpejti në qarkullim, çmimi i saj

Shpikja e re kundër koronavirusit vjen nga Anglia dhe ka të bëjë me një maskë, e aftë për të vrarë Sars-CoV-2, përgjegjës për virusin.

Lajmin e njofton shpikësi Gareth Cabe, shkencëtar i specializuar në nanoteknologji në Nottingham trent University.

Shpikësi, siç ka treguar për transmetuesin televiziv britanik Itv, ka shpjeguar se ka krijuar një maskë “të aftë për të eleminuar koronavirusin më shumë se 90%”.

Si funksionon maska që vret koronavirusin

I pajisur me një veshje që përfshin një shtresë të jashtme kundër ujit, pajisja është e aftë të pengojë marrjen e spërklave që transportojnë virusin.

Përveç kësaj, maska ka një veshje prej bakri që lëshon jone, të afta të vrasin virusin në kontakt.

Ideja ka lindur kur laboratori universitar në të cilin punonte Gareth Cave, si pasojë e pandemisë, është mbyllur dhe shumë shkencëtarë, janë gjendur me shumë kohë të lirë në dispozicion për projekte të reja.

Kur arrin dhe sa kushton maska që vret virusin

Prodhimi i maskave, sipas Cave, duhet të nisë në ditët e ardhshme dhe duhet të dalin në treg në dhjetor.

Çmimi i maskave të reja mund të sillet rreth 1 paund, pak më shumë se 1 euro sipas këmbimit të tanishëm. Pra pajisja e re do të kushtojë më shumë në krahasim me maskat kirurgjikale por do të ofrojë një mbrojte shtesë.

Shpikja, -ka përfunduar Cave, -do të jetë veçanërisht e dobishme për punonjësit që janë në punë në linjën e parë në luftën kundër koronavirusit.

Postime të ngjashme

Britanikut i erdhi një kartolinë nga një ‘fëmijë i panjohur’, gruaja ia shkatërroi laptopin dhe televizorin – u bë vonë kur e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë

Dafina Vidishiqi

Test psikologjik/ Ajo që shihni në fillim ju tregon se çfarë përshtypje lini tek njerëzit e tjerë

Dafina Vidishiqi

Misteri që zgjati për 25 vjet: Dy vajza shkuan në një ‘hotel të përhumbur’ dhe që atëherë nuk i ka parë askush

Dafina Vidishiqi

Është më e madhe se një fushë futbolli dhe vazhdon të rritet – një gropë në Meksikë ka “gëlltitur” një shtëpi, por edhe dy qen

Dafina Vidishiqi

Studimi: Ky është medikamenti që redukton rrezikun e vdekjes ose shtrimit në spital nga COVID-19

Dafina Vidishiqi

E kishte kërkuar gjithë jetën, babait i bie të fikët në mes të emisionit kur takon vajzën pas 38 vitesh

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...