Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Krijohet qaforja e cila tregon për herë të parë emocionet e qenve

Zhurnal Ads

Një kompani në Korenë Jugore ka krijuar një qafore qeni e cila mund të zbulojë pesë emocione të kësaj kafshe duke monitoruar lehjet, përmes teknologjisë së njohjes së zërit.

Qaforet mund t’u bëjnë më dije pronarëve të qenve nëse ata janë të lumtur, të relaksuar, të zemëruar, të mërzitur apo të shqetësuar dhe kjo bëhet e mundur përmes një aplikacioni në telefonat e mençur.

“Kjo pajisje u jep qenve një zë të cilin njerëzit mund ta kuptojnë”, tha Andrew Gil zyrtar i marketingut global në kompaninë Petpuls Lab, shkruan Reuters.

Kompania ka filluar të mbledhë lloje të ndryshme të të lehurave për të analizuar emocionet e qenve, qysh në vitin 2017.

Qaforja e krijuar ka 90 për qind mundësi të njohjes së emocioneve, sipas Universitetit Nacional të Seoul i cili e ka testuar pajisjen e cila konsiderohet si e para e tillë në botë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Stuhia e fuqishme nxjerr në plazh balenën 19 metërshe

S.B.

Vjeshta sjell gështenjat, efektet e papara që japin për shëndetin tonë

admin

Krishtlindjet australiane, kështu duket një bredh në këtë vend

S.B.

Pas disa vitesh ndalimi, gratë në Moskë lejohen të vozitin trena

S.B.

Sekreti i të mësuarit: Si t’a rritni aftësinë e memories?

admin

Gabim i pakuptueshëm: Treni me makina të reja goditi mbikalimin, vlera e dëmtimit mbi 2 milionë dollarë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...