Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Krim i shëmtuar”, OSBE kërkon zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit. Reagon edhe Presidenti Meta

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Elbasanin ku u vra Pjerin Xhuvani si dhe u plagosën 4 persona.

OSBE thekson se pret nga policia e institucionet gjyqësore të hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

Reagimi vjen pasi po sot, Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Presidenti Meta tha se fokusi i këtij takimi ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarë.

Ndërsa vlerësoi mbështetjen e OSBE-së, Meta thotë se do të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë procesit zgjedhor.

Ndërkohë OSBE thotë se fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë.

Reagimi i plotë i OSBE:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri vërejti me shqetësim incidentin e dhunshëm, që çoi në humbjen e jetës në Elbasan. Mendimet tona janë, së pari, për familjen e viktimës. Ne besojmë, fuqimisht, që fushata zgjedhore dhe përgatitjet e zgjedhjeve janë një mundësi demokratike e jashtëzakonshme, e cila nuk mund të njolloset me gjak dhe dhunë. Presim që policia dhe institucionet gjyqësore të Shqipërisë ta hetojnë plotësisht dhe ta ndjekin penalisht këtë krim të shëmtuar.

Reagimi i presidentit Meta:

Zhvillova një takim të frytshëm dhe të hapur me përfaqësues të lartë të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE, që do të vëzhgojnë procesin zgjedhor në Shqipëri, Zëvendëspresidentin, Azay Guliyev dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella.

Vlerësova përpjekjet e sinqerta dhe ndër vite të Asamblesë Parlamentare të OSBE në mbrojtje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe veçanërisht angazhimin e tyre për monitorimin e këtyre zgjedhjeve, pavarësisht vështirësive të pandemisë.

I informova hollësisht mbi situatën parazgjedhore dhe i sigurova për bashkëpunimin e plotë në procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe evidentimin e faktuar të çdo krimi zgjedhor, që synon të deformojë rezultatin përkundër vullnetit të qytetarëve.

Theksova se këto zgjedhje kanë një rëndësi historike për të ardhmen europiane të Shqipërisë, dhe se si President i Republikës do të bëj çdo përpjekje për të garantuar paprekshmërinë e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilët do të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës.

Postime të ngjashme

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

R Zh

Agjencia “Zhurnal” ua uron besimtarët mysliman festën e Fitër Bajramit

R Zh

Bamir Topi: Lulzim Basha nuk do të kishte jetë në PD nëse nuk do të kishte lidhjen me Sali Berishën

N E

Presidenti Ilir Meta uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

N E

PD më 16 Maj do të mbledhë kryesinë dhe këshillin kombëtar

N E

Analizë / Përmes aderimit të Iranit në SCO, Rusia do ta realizojë ëndrrën e saj për krijimin e një OPEC-u të gazit natyrorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...