Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Krimet e luftës: Banorët e Krushës sot në protestë

Këshilli organizativ i fshatrave Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël kanë thirrur protestë për nesër, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës së Apelit për uljen e dënimit për 11 vite ndaj të dënuarit për krime të luftës në Kosovë, Darko Tasiqi.

Sipas një njoftimi në rrjetin social “Facebook“, protesta fillon prej orës 11:00 para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë.

“Të dashur/a familjarë/e nga Krusha e Madhe e Krusha e Vogël, familjarë nga fshatrat tjera për rreth dhe nga gjithë Kosova. Ju ftoj nesër që të dalim nesër në ora 11:00,në protestë të qetë bashkë me familjarë nga Krusha e Vogël para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë. Kjo, për arsye të uljes përgjysëm të dënimit ndaj kriminelit serb Darko Tasic njëri nga kriminelët e luftës përgjegjës për vrasjen, djegien dhe hudhjen në lumin Drini i bardhë të familjarëve tanë të cilët ishin mbledhur nëpër fshat dhe me kamion ishin dërguar tek lumi Dri në Krushë të Vogël. Nisja bëhet në ora 09:00  tek rrethi me autobus dhe me makina private. Ju lus gjithë juve që mund të vini, të veproni konform rekomandimeve të IKSHPK-së”, thuhet në thirrjen e këshillit organizativ Krushë e Madhe & Krushë e Vogël.

Të hënën, Gjykata e Apelit, Darko Tasiqit nga 22 vite burgim për krime të luftës në Krushë të Vogël ia ka ulur dënimin në 11 vite.

Me vendimin e Apelit ai do t’i mbajë 11 vite burgim pasi u gjet fajtorë për krime të luftës kundër popullatës civile në Kosovë.

Ai akuzohet edhe se mori automjetet dhe makinerinë bujqësore dhe sende të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit dhe fshatarëve të tjerë përreth.

Për këtë pikë të aktakuzës Gjykata e shpalli fajtor Tasiqin dhe e dënoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh.

Postime të ngjashme

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

N E

VAKAT kërkon që Kosova ta njohë gjenocidin e Srebrenicës

N E

Mediat greke i bëjnë jehonë dokumentit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

N E

Arben Vita thërret konferencë “urgjente”

N E

Dënohet kryesindikalisti që organizoi protestën në Podujevë kundër arrestimit të doktorit

S.B.

Deri tani në qendrën “1 tetori” janë vaksinuar rreth 1500 persona

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...