Krimet e Serbisë në Krushë të Vogël, vazhdon ndërtimi i Memorialit në këtë fshat

nga D V

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në nderim të martirëve të masakrës së Krushës së Vogël, e cila ndodhi para 25 viteve – gjatë luftës në Kosovë, po vazhdon ndërtimi i Memorialit në këtë fshat, që është një përmbledhje simbolike e tragjedisë së ndodhur dhe një shenjë kujtimi për të gjithë ata që humbën jetën në atë periudhë të vështirë.

Në një postim në Facebook bëhet e ditur se drejtori i Administratës, Edin Shehu, ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në vendin e Memorialit dhe bëri të ditur se punimet po ecin sipas planit të paraparë, gjithmonë duke e respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që punëtorët e sektorit të ndërtimtarisë mos t’i ekspozohen temperaturave të larta nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Tutje, thuhet se me ndërtimin e këtij Memoriali do të ruhet dhe përforcohet kujtesa kolektive për ngjarjet e kaluara e do të promovohet kultura e paqes dhe respektit ndaj të kaluarës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More