Kriptomonedhat “konfirmojnë” veten, ringritja e nisur në fillim të vitit po vijon po aq vrullshëm dhe shpejt

nga D V

Ringritja e nisur në fillim të vitit po vijon po aq vrullshëm dhe shpejt. Nga pak më shumë se 29 dollarë gushtin e një viti më parë, vlera e Bitcoin, monedha virtuale më e përhapur në botë, ka arritur në gati 57 mijë dollarë këtë fillim-muaj.

“Zgjedhjet në SHBA po japin ndikim pozitiv, Si Trump, por edhe Harris i mbështesin kriptomonedhat. Tregjet po reagojnë mirë. tre nga kompanitë më të mëdha po shtojnë blerjet duke dikuar te rritja e vlerës së kriptove,” shprehet Shahin Dokuzi, njohës i tregut të monedhave virtuale.

Kur u krijua në 2009-n, Bitcoin vlente vetëm 1 cent. Në mbi një dekadë, kriptomonedha ka pasur disa kulme, veçanërisht në vitet 2019 e 2021 kur vlente 11 mijë e 800  e pastaj gati 67 mijë dollarë. Kriza e çmimeve dhe rritja e normave të interesit zhvlerëson ndjeshëm Bitcoin veçanërisht fund-vitin e shkuar, për t’iu rikthyer rritjes muajt e fundit.

 “Bitocoin është në rritje dhe mendohet që vlera e tij në vijim të shkojë edhe në mbi 150 mijë dollarë në vitin 2025. Pra do të kemi një 5-fishim të vlerës.”

Të dhënat nga Coin Market Cap tregon se gjallërimi ka përfshirë edhe monedhat e tjera digjitale. Vlera e Ethereum ka kapur nivelin e 2 gati 2 mijë e 500 dollarëve, Binance 489 dhe Solana rreth 151 dollarë.

Po sa po reflektohet kjo ecuri edhe në Shqipëri?

“Në Shqipëri ka një rritje fare të vogël por mos thënë një vendnumëro. Kjo për shkak të mundësive të kufizuara ekonomike për të investuar, por edhe largimit të të rinjve. Ka pak portofole të reja dhe ato të shtyra nga kurioziteti.”

Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More