Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Kriptovalutat në Maqedoninë e Veriut, Banka Popullore sqaroi sa i rrezikshëm dhe i ligjshëm është përdorimi i tyre

Shkup, 4 mars, Zhurnal.mk – Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut ka dhënë sqarime për disa dilema në lidhje me përdorimin e kriptovalutave në vend, por duke theksuara se sqarimet bazohen në bazë të situatës aktuale dhe zhvillimeve globale.

“Në vendin tonë, ashtu si në vendet tjera, çështja e emetimit, investimit dhe tregtimit me kriptomonedha nuk është e rregulluar, duke përfshirë edhe në Ligjin për Punë me Deviza (dhe aktet e tij nënligjore) i cili i rregullon edhe operacionet në vendet e huaja. Sidoqoftë, kjo nuk e bën punën e kriptomonedhave të paligjshme, por për momentin është e parregulluar”, deklarojnë nga Banka Popullore.

Banka vlerësoi që “kriptomonedha” nuk njihet si term ligjor në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë vlerat e tyre nuk garantohen nga një bankë qendrore.

“Kriptomonedhat nuk janë depozita, nuk janë të garantuara dhe nuk ekziston ndonjë mekanizëm përmes të cilit klientët do të kompensohen. Prandaj, nëse platforma përmes të cilës tregtohen ose subjekti i cili i ka emetuar ndonjë kriptomonedhë dështon, nuk ekziston asnjë mekanizëm për të kompensuar zotëruesit e kriptomonedhave”, paralajmërojnë nga Banka.

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

OBRM-PDUKM thotë se do të shtrenjtohet derivatet e naftës për 4 denarë

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...