Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Krishtlindje të izoluara në Evropë

Gjermania, nga sot, u fut në një bllokadë të ashpër, duke mbyllur shkollat dhe bizneset jothelbësore, në përpjekje për të frenuar rritjen e mprehtë të infektimeve me koronavirus.

Masat do të jenë në fuqi deri më 10 janar, ndërsa do të lehtësohen pak për Krishtlindje, duke mundësuar që një familje të presë në shtëpi deri në katër anëtarë të familjes së ngushtë.

Gjermania regjistroi të martën 14,432 raste të reja me koronavirus dhe 500 viktima.

Me masat e reja, vetëm bizneset thelbësore, të tilla si dyqanet ushqimore dhe bankat, do të mbeten hapur. Kompanitë inkurajohen që t’iu mundësojnë punonjësve të punojnë nga distanca.

Lothar Wieler, udhëheqës i Institutit Robert Koch, i cili mbikëqyr situatën me koronavirus në Gjermani, tha se gjendja është “më serioze se kurrë”.

“Numri i rasteve është më i lartë se kurrë dhe ai vazhdon të rritet. Ka rrezik që situata të vazhdojë të përkeqësohet dhe trajtimi i pandemisë të bëhet gjithnjë e më i vështirë”, tha Wieler.

Qeveria gjermane tha se është duke i bërë presion Agjencisë Evropiane të Barnave për të përshpejtuar miratimin e vaksinës Pfizer/BioNTech, e cila është zhvilluar në Gjermani. Vaksina është miratuar tashmë nga rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se dëshiron që vaksina të aprovohet para Krishtlindjeve, më 25 dhjetor.

Takimi i Agjencisë Evropiane të Barnave, ku do të diskutohet për vaksinën, ka qenë fillimisht i paraparë për 29 dhjetor. Ai është riplanfikuar dhe do të mbahet të hënën.

Gjetkë në Evropë, Franca ka zëvendësuar izolimin me orë policore nga ora 20:00 deri në 06:00. Në këtë periudhë, njerëzit nuk do të lejohen të dalin jashtë pa një formular të autorizimit.

Nata e Krishtlindjeve do të bëjë përjashtim, por jo edhe ajo e Vitit të Ri. Restorantet dhe baret do të mbeten të mbyllura së paku deri më 20 janar.

Franca konfirmoi të martën 790 viktima nga koronavirusi.

Holanda është aktualisht nën një izolim pesëjavor. Dyqanet jothelbësore, kinematë, parukeritë dhe palestrat janë mbyllur, ndërsa nga sot mbyllen edhe shkollat.

Kufizimet do të lehtësohen pak për tri ditë gjatë Krishtlindjeve, kur një familjeje do t’i lejohet të presë tre mysafirë, në vend të dy.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Londra futet në izolim të rreptë nga sot. Restorantet dhe klubet duhet të mbyllen, ashtu si edhe vendet e mbyllura të argëtimit, të tilla si kinematë dhe teatrot.

Në Itali, numri i viktimave ditore nga koronavirusi vazhdon të jetë afro 500. Qeveria tha se është duke shqyrtuar ashpërsimin e masave gjatë Krishtlindjeve.

Detajet e sakta janë ende të paqarta, por izolimi i ri mund të shpallet midis natës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Kryeministri Giuseppe Conte e përshkroi bllokimin e mundshëm si një “shtrëngim të ri”.

Republika Çeke po ashtu urdhëroi që restorantet, baret, hotelet, që janë rihapur dy javë më parë, të mbyllen sërish nga 18 dhjetori. Orë policore do të ketë nga ora 23:00 deri në 05:00.

Numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën ka kaluar 73 milionë.

Mbi 1.6 milion njerëz kanë vdekur dhe mbi 41 milionë janë shëruar.

Në Evropë, Franca ka numrin më të madh të të infektuarve, mbi 2.4 milionë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave, mbi 65,000./REL

Postime të ngjashme

SHBA, zhduket gripi mes pandemisë së COVID-19-s

T E

Arriti në Gjermani para 6 vjetësh, tani emigranti kërkon të bëhet deputet

T E

OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën

T E

Ndërhyn Putin: Tensione në Armeni – dorëheqje, raketa … presidenti ka tre ditë

T E

Albin Kurti reagon për sulmin ndaj gazetarit, Visar Duriqi

T E

Rriten numrat me Covid-19 në Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...