Krisma nga dy persona te kazerma e Shkupit, ushtari gjuan në ajër

Një epror në kazermën e Shkupit ka njoftuar policinë se ushtari kujdestar është detyruar të gjuaj, pasi në drejtim të tij kanë lëvizur dy persona, të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për ndalesë. Rasti ka ndodhur mbreme në ora 22 e 40 minuta, në anën e kazermës kah rruga “Brigada Maqedono Kosovare”. Ushtari ka gjuajtur në ajër në formë paralajmërimit, transmeton Zhurnal. Ai e ka njoftuar eprorin se pastaj ka dëgjuar krisma edhe nga ana e dy personave. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

 

Related posts

MPB: Zbardhet rasti me sulmin ndaj M.B., kallëzim penal për dhunë kundër A.XH.

D V

Ndihmoi arratisjen e ‘boss’-it turk që mashtroi me kripovaluta, arrestohet 36-vjeçari shqiptar

D V

Aksident trafiku në Gllaviqicë të Pejë, lëndohen katër persona

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More