Krista Shveng: Shoqëria civile nga rajoni dhe nga BE-ka duhet të ketë rol prominent në procesin e zgjerimit

Shkup, 30 shtator – Dialogu social i cili mundëson hapësirë për shoqërinë qytetare së bashku me mbisundimin e së drejtës janë të rëndësisë kryesore në vlerësimin e secilit vend për gatishmërinë që t’i bashkohen BE-së. Dëshirojmë të dërgojmë mesazh të qartë për Samitin joformal të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 tetor në Bërdo të Sllovenisë për ndikimin e shoqërisë civile me miratimin e deklaratës së fuqishme finale në këtë forum. Këtu jemi që të shprehim mbështetje të fuqishme për ju dhe për procesin e zgjerimit. Ne nga shoqëria civile duhet t’i bindim liderët tanë se vendi i këtij rajoni strategjik politik është në BE.

 

Këtë e theksoi Krista Shveng, kryetare e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian në hapjen e Forumit të tetë të Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor i cili sot dhe nesër mbahet në Shkup, në organizim të Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian.

“Komiteti ynë fuqishëm beson se Ballkani Perëndimor është rajon kyç në fqinjësinë tonë më të afërt, rajon me rëndësi gjeostrategjike i cili duhet të jetë pjesë e Unionit. Vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t’u jepet mundësi reale që t’i bashkohen familjes së BE-së gjatë kushteve të plotësuara për inkuadrim. Nuk duhet të harrojmë se disa lojtarë të tjerë globalë gjithashtu e shohin me interesim rajonin. Me të vërtetë besoj se kjo nuk është në interes vetëm për vendet dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor por edhe për të gjithë ne në BE, rajoni sa më shpejtë të integrohet. Shoqëria e organizuar qytetare nga rajoni dhe BE duhet të kenë rol të spikatur në këtë proces. Sinqerisht besoj se Forumi i shoqërisë qytetare i Ballkanit Perëndimor do të dërgojë sinjal të fuqishëm dhe do të krijojë moment shtesë në përafrimin e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së dhe BE-së drejt Ballkanit Perëndimor”, potencoi Shveng.

Në forumin e organizuar nga KESE në bashkëpunim me Komisionin Evropian, fjalim patën kryeministri Zoran Zaev, Oliver Varheji, komisar për fqinjësi dhe zgjerim i cili pati video fjalim si edhe Gasper Dovzhan, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë.

Në forum do të debatohet për atë se si të përmirësohet procesi i inkuadrimit – perspektiva e besueshme evropiane e Ballkanit Perëndimor, rikuperimi postkovidian – sfidat dhe mundësitë në Planin ekonomik dhe investues të Ballkanit Perëndimor dhe Tregu i përbashkët rajonal.

Në mesin e temave për të cilat do të bisedohet do të jenë edhe kontributi i organizatave të shoqërisë civile (OSHC) për Agjendën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit Perëndimor si pjesë e procesit inkuadrues në BE, si edhe gjendja e dialogut social dhe hapësira qytetare e Ballkanit Perëndimor.

Related posts

Zaevi për “Ballkan të Hapur”: Derisa BE-ja nuk e përmbush premtimin, ne do punojmë për një jetë më të mirë

R Zh

Riintegrimi i të kthyerve nga luftërat e huaja eviton përsëritjen e veprës

D V

Qeveria ia ndan pishinën Komunës Çair

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More