Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kritikuesi i Putin-it shtrohet në spitalin e burgut

Sipas raportimeve të një gazete ruse, Navalny ka pasur temperaturë dhe “një kollë te keqe”.

Alexei Navalny është zhvendosur në një institucion mjekësor për t’u trajtuar për një sëmundje të mundshme respiratore ndërsa është testuar edhe për Covid-19.

Sipas raportimeve të një gazete ruse, kritiku i Kremlinit ka pasur temperaturë dhe “një kollë te keqe”.

44-vjeçari është shprehur në mediat sociale se 15 të burgosurit në repartin e tij të burgut po trajtohen në spital për tuberkuloz, ndërkohë edhe bënte shaka se marrja e kësaj sëmundjeje, mund t’i ofrojë lehtësim nga sëmundjet e tjera.

“Nëse kam tuberkuloz, atëherë mbase do të përjashtojë dhimbjen në shpinë dhe mpirjen në këmbë. Do të ishte mirë,” shkroi ai në Instagram.

Gazeta Izvestia më vonë publikoi një deklaratë nga shërbimi ndëshkimor shtetëror që informonte se Navalny është zhvendosur në një spital të burgut pas kontrolleve që treguan se kishte shenja të një sëmundjeje të frymëmarrjes, përfshirë edhe temperaturë të lartë.

Postime të ngjashme

Polici amerikan nuk ndahet së qari pasi u detyrua ta vrasë 19-vjeçaren – familja “ia fal gjakun”

Dafina Vidishiqi

Fauci: Varianti Indian, kërcënimi më i madh në luftën kundër Covid-19

Dafina Vidishiqi

Pamjet kur një burri rom në Çeki, polici ia vuri gjurin në qafë – vdekja e tij po krahasohet me atë të George Floyd në SHBA

Dafina Vidishiqi

New Yorku nuk është më qyteti me më së shumti miliarderë

Dafina Vidishiqi

Szijjarto: BE mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Dafina Vidishiqi

Spanja fal liderët katalanas për përpjekjet e dështuara për pavarësi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...