Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Kriza ekonomike/ Prej nesër edhe kontabilistët do të dalin në protesta

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Kontabilistët nga nesër do t’u bashkohen punëtorëve turistik-hotelierik
dhe do të protestojnë së bashku me ta. Të pakënaqur me qëndrimin injorant të qeverisë dhe mosrespektimin e profesionit të tyre, siç thanë sot, ata do të qëndrojnë përpara Ministrisë së Financave derisa t’u plotësohen kërkesat që janë bërë publike disa herë: ndihmë financiare të drejtpërdrejtë të pakthyeshme, miratimi transparent të ligjit për punët e kontabilitetit, prolongim të afateve për llogaritë vjetore dhe deklaratat tatimore, si dhe konsultim i detyrueshëm me ekspertë të fushës për çdo përgjegjësi shtesë me një afat të caktuar.

Konferencës për shtyp iu bashkuan edhe përfaqësues të sektorit të hotelierisë, si dhe agjenci turistike të cilët informuan se tashmë i kanë dërguar letër Qeverisë duke kërkuar një shpjegim të hollësishëm se si do të realizohen masat e pakos së gjashtë anti-krizë në lidhje me veprimtaritë e tyre.

Për takim me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi, i cili vet i ftoi të ulen në një tryezë të përbashkët, ftesë zyrtare, theksuan, akoma nuk kanë marrë.

“Kërkojmë përgatitjen e një ligji për kryerjen e veprimtarive të kontabilitetit që do të sigurojë mbrojtjen e profesionit dhe do t’i garantojë të drejtat e tij kundrejt detyrimeve. Ne kërkojmë që ligji të krijohet dhe miratohet në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent, pa përpjekje për manipulim nga strukturat e Ministrisë së Financave. Më shumë se një vit jemi duke u ballafaquar me krizën shëndetësore, ndërsa mungesa e mbështetjes adekuate dhe në kohë ka kontribuar që mijëra kompani ta ndërpresin punën dhe të humbin shumë vende puna. I njëjti fat i pret edhe një pjesë të mbi 1,800 ndërmarrje të kontabilitetit nëse qëndrimi injorant i institucioneve vazhdon”, theksoi kryetari i Odës së Kontabilistëve, Dragan Mitkovski dhe paralajmëroi se likuiditeti i kontabilistëve në vend është në një nivel alarmues të ulët.

Sipas Aleksandra Andreeva, anëtare e Bordit të Drejtorëve të Odës, koha për negociata ka mbaruar, ndërsa demagogjitë e zbrazëta për kënaqësitë e egove e sollën profesionin e kontabilitetit në kufijtë e shoqërisë.

Për sa ndihmë do të kenë nevojë, kontabilistët do të dalin me analiza bazuar në numrin e saktë të të punësuarve për kompani. Vetëm në këtë mënyrë, tha Andreeva, mund të ndërtohet një pako e përshtatshme që do t’i plotësonte nevojat.

Oda turistike-hotelierike (OTH) nesër do të dalë me vlerësim për masat nga pakoja e gjashtë që u publikuan dje. Akoma është duke i analizuar ato, por është duke pritur përgjigje edhe nga Qeveria mbi mënyrën, metodologjinë dhe kushtet në të cilat do të jetë e mundur të aplikohet për ndihmën e parashikuar.

Ana Marija Aleksova, pronare e një agjencie turistike, e përshëndeti faktin që agjencitë tursitike janë përfshirë në pakon e gjashtë, por kujtoi se Qeveria nuk i ka shqyrtuar ose përgjigjur të gjitha kërkesave të tyre. Ndihma e planifikuar, theksoi, është momentale.

Punonjësit turistik-hotelierik do të qëndrojnë në protestë para Ministrisë së Financave derisa kërkesat e tyre të plotësohen plotësisht. Zëvendëskryeministrit Bytyqi i thanë se nëse me të vërtetë dëshiron të takohet me ta, qeveria duhet të dërgojë ftesë zyrtare për të organizuar takim.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...