Agjencia Zhurnal.mk

“Kriza humanitare”, Qeveria e Kosovës hap pika shitëse në veri

Mitrovicë, 1 korrik – Zhurnal.mk – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës do t’i mbrojë qytetarët në veri të vendit duke hapur pika shitëse në bashkëpunim me bizneset kosovare.

Ai ka thënë se simulimi i katastrofës humanitare nga ana e Serbisë, është një tjetër përpjekje e dështuar për destabilizim, transmeton Klan Kosova.

“Pas demaskimit të këtij skenari, të paralajmëruar kohë më parë, Qeveria e vendit, mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri për gjithë qytetarët e saj, pa dallim!”

“Në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e biznesit në Republikën e Kosovës dhe pas konsultave me të gjitha institucionet përkatëse, kemi organizuar hapjen e pikave të përkohshme shitëse me pakicë në veriun e vendit. Ky aksion, i koordinuar dhe planifikuar, ka për qëllim ofrimin e të gjitha produkteve elementare për banorët e asaj ane”.

“Sot, edhe njëherë u kemi dhënë përgjigjen institucionale, të gjitha veprimeve të orkestruara nga Serbia, përgjigje e cila vulosë sovranitetin e vendit, solidaritetin qytetarë, përgjegjësinë dhe kujdesin e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

“Asnjë qytetarë i Kosovës nuk do të jetë viktimë e luftës speciale që orkestrohet nga agjentë të jashtëm. Kosova është shtet që ne e ndajmë bashkë si shoqëri”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...