Shkup, 5 shtator – Pandemia me virusin korona, ka ndikuar edhe në tregun e sigurimeve. Kërkesa për të gjitha shërbimet që ofron kjo industri ka rënë gati përgjysëm, krejt kjo si pasojë e mbyllejes që u implementua nga rreziku i virusit korona.
Cvetko Delev, një nga drejtuesit që merren me këtë lloj biznesi thekson rënia më e madhe e kërkesës ka rënë për shërbimet e sigurimit të shëndetit gjatë udhëtimi dhe për kartona të gjelbër.
Kufizimi i qarkullimit ka bërë që të ketë më pak njerëz që kanë udhëtuar jashtë e për pasojë më pak sigurime, thekson Delev.
“Indusrtria e sigurimeve njejtë si në sektorin finaciar ka pësuar ulje të kërkesës për thuajse të gjitha llojet e sigurimit. Nëse krahasohen të dhënat e kuartalit të dytë të 2019 dhe kuartalit të dytë të vitit 2020 ka ulje të ndjeshme, veçanarisht tek sigurimet e shëndetit në udhëtim, te kërkesa për karton të gjelbër që ka ulje për 50 prëqind, të gjitha këto ulje bazohen tek masat restirkive për udhëtim jashtë vendit dhe ulja e intersit” – tha Cvetko Delev, Anëtarë i Bordit Drejtues “Eurolink”.
“Covid-19” që është përhapur në mbarë botën, ka bërë që qytetarët të shtojnë interesimin për shërbimet që ofrohen për çështjet emergjente, në këtë rast për sigurimin e shëndetit.
“Mund të them lirisht rritje të interesimin për shërbime të caktuara dhe këtu mund të potencoj kërkesën për sigurim shëndetësor. Në pjesën e pare të vitin 2020 ka shënuar rritje prej rreth 22 prëqind, ndërsa rritje ka pasur edhe shërbimi për sigurim të pronës”- u shpreh Delev.
Pavarsisht se si mund të rrjedh situata me virusin korona, kompanitë e sigurimeve theksojnë se në vijim janë duke përgatitur pako shërbimesh me kosto me të ulëta, synimi i të cilëve është përfshierja e më shumë kategorive të qytetarëve.