Agjencia Zhurnal.mk

Kriza politike, Basha dhe aleatët shkojnë në presidencë

Tiranë, 19 nëntor – Duke nisur nga ora 09:00 kryetari i PD-së Lulzim Basha së bashku me partitë e tjera aleate në opozita jashtë parlamentit do të zhvillojë një takim me kreun e shtetit Ilir Meta.

Ftesa u bë nga Ilir Meta, ndërkohë që Basha dhe aleatët e pranuan menjëherë duke u treguar gati për t’u paraqitur në Presidencë një ditë para afatit që ishte vendosur.

Para takimit të sotëm, mbrëmjen e djeshme Basha mësohet se ka zhvilluar një takim me aleatët për qëndrimin që do të mbajnë përpara Presidentit për zgjidhjen e krizës.

Pas opozitës Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish- ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...