Kriza politike në Mal të Zi, kërkohet largimi i kryeministrit

Mali i Zi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Votimi i rezolutës për Srebrenicën dhe shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Leposaviç ka futur në krizë mazhorancën qeverisëse.

Për situatën politike të krijuar në Mal të Zi, gazetarja Ilmira Lika u shpreh në Euronews Albania se ditën e enjte do të ketë biseda mes liderëve të subjekteve që përbejnë qeverinë, me qëllim për të gjetur një zgjidhje për krizën.

Gazetarja nënvizoi se aktualisht në Mal të Zi kërkohet edhe largimi i kryeministrit.

“Situata është mjaft e tensionuar. Në parlamentin e Malit të Zi që nga shkarkimi i ministrit ka dalë në bojkot një pjesë e mirë strukturës udhëheqëse në parlament. Për momentin kemi krizë në parlament”, u shpreh gazetarja.

Related posts

Biden merr dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, televizionet e transmetojnë live

D V

Afganistan/ Talebanët pretendojnë fitore në Luginën Panjshir

N E

Biden: Departamenti i Drejtësisë do ta apelojë vendimin për DACA-n

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More