Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kroaci: Spitalet në gjendje të jashtëzakonshme

Pikërisht në mesin e pandemisë së Coronës, Kroacia u godit nga tërmeti që shkaktoi shtatë viktima, mjaft të lënduar dhe dëme materiale.

Klinika kroate “Dubrava” po punon tani në kushtet e një situate të jashtëzakonshme.

Një tërmet i fortë e tronditi Kroacinë e mesme pikërisht në kohën e krishtlindjeve dhe masave kufizuese, kundër pandemisë së Coronës. Vala e dytë e pandemisë e ka goditur rëndë Kroacinë. Masat e rrepta ishin të detyrueshme për të ulur numrin alarmant në rritje të infektimeve dhe vdekjeve. Por për shkak të tërmetit ato u desh të shfuqizoheshin brenda natës.

Një numër pacientësh u desh të zhvendoseshin nga spitalet e shkatërruara nga tërmeti dhe u sollën në kryeqytetin Zagreb. Disa prej tyre janë shtruar në klinikën “Dubrava”, që në fillim të pandemisë u kthye në klinikë speciale për Covidin. Drejtori i Klinikës “Dubrava”,

Ivica Lukšić, thotë kjo nuk është gjendje normale. “Askush nga ne në sistemin shëndetësor nuk i njeh situata si kjo që po kalojmë tani. Tek ne po vdesin shumë më tepër njerëz, se normalisht”.

Kjo situatë po i rëndon shumë mjekët e rinj, thotë mjeku me përvojë. “Tek mjekët dhe infermierët, që kanë pak përvojë me punën në spitale, kjo vdekje e vazhdueshme krijon një ndjesi të pasigurisë, dhe një ndjenjë përgjegjësie. Ata pyesin veten: a mund të bënim më shumë? A bëmë gjithçka, që ishte në fuqinë tonë? E kjo krijon ndjesinë e dështimit.”

Të gjithë punonjësit e e pavionit të Covidit janë të mbuluar nga koka në këmbë me veshje mbrojtëse, e gjithë fytyra, madje edhe sytë. Pacientët mund t’i dallojnë vetëm nga emri në përparëse. Ata punojnë në turne katërorëshe, pushimin e bëjnë në spital, një situatë shumë e lodhshme, thotë një infermiere. “Psikikisht por edhe nga ana fizike. Nëse je në pikun e punë, pra je i “nxehur” nuk mendon për lodhjen.”

Punë në kushtet e një situate të jashtëzakonshme. Çdo ditë infermierët janë me pacientët e sëmurë rëndë me Covid, shpesh janë edhe personat e fundit që të sëmurët shohin para se të ndërrojnë jetë. Disa infermiere nga spitalet e tjerë erdhën si mbështetje. Një përvojë e re dhe shumë stresuese edhe për Ana Primorac, kryeinfermieren e Klinikës “Dubrava” “Futesh në këtë mënyrë pune të jashtëzakonshme dhe ngec aty”, thotë ajo.

Ndërkohë më shumë se 70% e personelit mjekësor të Klinikës “Dubrava” është regjistruar për të bërë vaksinën kundër Coronës. Një pjesë është vaksinuar, pjesa tjetër e ka kaluar ndërkohë Covid-19. Pozitive janë shenjat e javëve të fundit në Kroaci. Numri i infektimeve ka filluar të bjerë, vaksina ka ardhur. Pas një kohe të gjatë, pak dritë shprese edhe në klinikë e Covidit “Dubrava”- megjithë katastrofat që viti 2020 i solli Kroacisë.

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...