Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kroacia fuqishëm mbështet rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Zhurnal Ads

Zagreb, 20 tetor – Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviç, priti në Banski dvori në Zagreb ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Kroaci.

Tema kryesore e diskutimit ka qenë rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe përgatitjet për hapjen e negociatave të aderimit me Bashkimin Evropian, njoftoi qeveria kroate.

Thuhet se Kroacia mbështet fuqimisht Maqedoninë e Veriut si një vend kandidat dhe pret që deri në fund të vitit gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, të ndodhë konferenca ndërqeveritare për të hapur negociatat.

“Kryeministri Plenkoviç shprehu kënaqësinë me raportin e mirë të progresit, të botuar në fillim të tetorit, në të cilin Komisioni Evropian vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të qëndrueshëm. Kroacia është e gatshme të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në reformat dhe plotësimin e kushteve të nevojshme për anëtarësimin në BE”, theksohet më tej.

Më tej u theksua kënaqësia me marrëdhëniet e mira ekonomike midis Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe u njoftua se së shpejti do të mbahet një forum ekonomik në mënyrë që të inkurajojë më tej bashkëpunimin më të fortë ekonomik.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Hoti flet rreth mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë Veriore

admin

Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet aktin e tërhjekjes së Propozim-ligjit për punë të jashtme

admin

Më 16 dhjetor Pendarovski do ta mbajë fjalimin vjetor në Parlament

E.E.

Ambasadorja Hollstajn tregon vlerat që duhet t’i ketë Maqedonia për anëtarësim në BE

Z H

Ndihma prej 6000 denarëve do të shpërndahet kah mesi i muajit

E.E.

“27 Prilli”, dëshmuan ish-deputetët e VMRO-DPMNE-së

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...