Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kroacia nuk do të presë BE, qeveria ka kërkuar dokumentacionin për importin e vaksinave ruse

Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga pala ruse dokumentacionin në lidhje me Sputnik V, një vaksinë kundër Covid 19, mbi bazën e së cilës Agjencia Kroate për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore mund të japë miratimin për import urgjente, raportojnë mediat kroate.

Një numër në rritje i vendeve evropiane po negociojnë me rusët, pavarësisht nga fakti se Sputnik ende nuk ka miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave. 

Fakti që Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë ka diskutuar me ambasadorin rus për vaksinën të martën tregon gjithashtu se negociatat janë duke u zhvilluar, shkruajnë mediat vendase.

Në total flitet për një milion doza, por miratimi, përkatësisht dokumentacioni adekuat dhe rregulloret e importit janë problemi më i madh.

 Ekziston mundësia që ata të mos presin miratimin e EMA konfirmohet nga HALMED (Agjencia për produkte medicinale dhe pajisje mjekësore në Kroaci), që shpjegon se në rast të importeve të jashtëzakonshme të vaksinave që nuk janë aprovuar në Bashkimin Evropian, vaksina mund të futet në tregun kroat.

Kjo është një procedurë dukshëm më e shkurtër dhe përfshin më pak kontrolle sesa procesi i miratimit. 

Në këtë rast, procedura mund të kryhet nëse paraqitet një kërkesë dhe dokumentacion për të kontrolluar cilësinë, efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës. 

Do të ishte e mundur të bëhej një vlerësim i kohëzgjatjes së procedurës dhe hapave të nevojshëm vetëm në bazë të një depërtimi në dokumentacionin që do t’i ishte dorëzuar HALMED në atë rast – thonë ata nga HALMED.

Sidoqoftë, ata shtojnë se HALMED ende nuk ka marrë një kërkesë dhe dokumentacion të tillë, por ata janë të njohur me komunikimin me autoritetet ruse për të marrë atë dokumentacion.

Postime të ngjashme

Bosnja merr 10 mijë vaksina të tjera Sinovac nga Turqia

N E

Sebastian Kurz ka ofruar që Austria të jetë mikpritës i takimit SHBA-Rusi

N E

Rusia rritë prezencën ushtarake në Detin e Zi

N E

Britania dërgon 6 aeroplanë në Europën Lindore si mesazh për Rusinë

N E

Bilanci i Covid 19/ Mbi 3 milionë humbje jete në mbarë botën

R Zh

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...