Agjencia Zhurnal.mk

Kroacia rikthen karantinën 14 ditore për 4 shtete ballkanike

Kroacia ka vendosur të rikthejë karantinën 14 ditore për vizitorët nga katër fqinjët e saj të Ballkanit pas asaj që po shihet praktikisht si një valë të dytë e koronavirusit në rajon. Udhëtarëve nga Bosnja, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, do t`i duhet të izolohen për dy javë pas mbërritjes në Kroaci. Këtu do të bëjnë përjashtim udhëtarët e tranzitit, sqaroi ministri I brendshëm kroat, Davor Bozinoviç.

Në fund të majit, Kroacia i hapi kufijtë e saj për dhjetë vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Austrinë dhe Estoninë.

Që nga mesi i majit, vendi pothuajse nuk kishte regjistruar më infeksione, por situata u përkeqësua papritur javën që shkoi kur vendi nisi të raportonte deri në 30 raste të reja COVID-I në ditë. Ky shpërthim i ri i sëmundjes përkoi me një pjesë të turneut ndërkombëtar të tenisit Adria Tour të mbajtur për bamirësi.

Pas eventit, Novak Djokovic, organizatori I turneut, gruaja e tij dhe tre tenistë të tjerë rezultuan pozitivë për koronavirus. Turneu kishte nisur në Beograd, në një stadium të mbushur plot me njerëz, siç thotë AFP. Serbia gjithashtu është përpjekur të frenojë shpërthimin, por vetëm ditën e mërkurë, autoritetet shëndetësore atje regjistruan 143 raste të reja brenda 24 orësh. Vendi së fundi zhvilloi zgjedhjet e para të përgjithshme në Europë që nga fillimi i pandemisë. Bosnja, Maqedonia Veriore dhe Kosova gjithashtu kanë shënuar që të gjitha rritje të infektimeve që nga fillimi i muajit qershor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...