Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kroacinë e goditën 39 tërmete në 49 orët e fundit

Një tërmet i fuqishëm e goditi mbrëmë Kroacinë – në orën 12:19, sizmologët regjistruan tërmet shkatërrues me epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinjes në thellësi prej 11,5 kilometrave. Intensiteti i tërmetit ishte 6,2 sipas shkallës së Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër ishte VIII-IX ballë sipas shkallës së EMS.

Në periudhën nga ora 12:23 deri në 12:58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve të njëpasnjëshme, madje 10 – me intensitet më të madh se 3 ballë sipas shkallës Rihter.

Pas këtij tërmeti, pasuan shumë më të dobët dhe të gjithë tërmetet patën epiqendrën e tyre afër Petrinjes dhe zonës përreth.

Të paktën shtatë persona vdiqën. Ky është një numër që është konfirmuar dhe nuk përjashtohet që më vonë më shumë viktima të zbulohen, njoftojnë mediat kroate. Të paktën gjashtë persona u lënduan rëndë dhe 20 u lënduan më lehtë, kumtoi Ministria kroate e Punëve të Brendshme.

Kryetari i komunës, Darinko Dumboviq deklaroi këtë mëngjes që mos të vihet në mënyrë të paorganizuar në Petrinje.

“Shpresoj të mos ketë më njerëz nën rrënoja … Mos sillni material ndërtimor tani, do të na duhet për disa ditë”, deklaroi ai për HRT.

Kryetari i Komunës së Glinës, Stjepan Kostanjeviq, deklaroi sot se këtë mëngjes po dridhej toka në zonën e Glinës, disa shtëpi u shkatërruan plotësisht dhe për këtë u vendosën në përkujdes ata qytetarë që nuk kishin çati mbi kokë.

Ai theksoi se ndihma po vinte nga të gjitha anët dhe nevojiten stenda.

Sizmologët e Shërbimit sizmologjik të Republikës së Kroacisë këtë mëngjes në orën 06:15, 06:26 dhe 06:29 regjistruan edhe tre tërmete të fuqishme me epiqendra jo shumë larg nga Petrinja.

Intensiteti i tërmeteve ishte 4,7, 4,8 dhe 3,9 ballë sipas shkallës së Rihterit. Tërmetet këtë mëngjes ishin të 38-të dhe të 39-të që ndiheshin në 49 orët e fundit në Kroaci.

Shërbimi Sizmologjik regjistroi edhe tërmete pothuajse çdo minutë, ndërsa kishte të paktën 25 deri në 30 tërmete më të fuqishme se 3 ballë sipas shkallës së Rihterit. 

Postime të ngjashme

Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

T E

Presidenti sirian dhe gruaja e tij infektohen me koronavirus

T E

Rregullatori financiar i BE-së goditet nga sulmi kibernetik

T E

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali kalon 100.000

T E

Nis shitja e testeve të shpejta COVID-19 në supermarketet gjermane

S.B.

Situatë alarmante në Bosnjë dhe Hercegovinë, 38 të vdekur nga Covid-19

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...