Kroatët krijuan një pajisje që heq kafshët nga rruga

Në Ditën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve në Zagreb, u prezantua Waldpas, pajisja e parë për largimin e kafshëve të egra nga rruga me ndihmën e dritës infra të kuqe.

 

Pajisja montohet lehtësisht në targën e automjetit dhe drita e saj infra të kuqe e distancon kafshën nga vetura.

Kafshët, njerëzit, pra edhe prona e tyre vetura mbrohen duke parandaluar përplasjen e automjeteve me kafshët e egra.

“Waldpas është një pajisje unike e zgjuar e krijuar për shoferët që kujdesen për qeniet e tjera të gjalla në rrugë. Pajisja, e montuar në mbajtësen e targave, lëshon dritë infra të kuqe në të dy anët e rrugës në të cilën lëviz automjeti. Kjo i shpërqendron kafshët dhe i pengon ata të afrohen në rrugë”, tha Ana Trepsic, menaxhere e biznesit e Waldpas.

Pajisja u krijua gjatë pandemisë së coronavirusit.

“Përplasjet e automjeteve me kafshët e egra janë një problem i madh në trafik, dhe publiku nuk ka pranuar asnjë zgjidhje ekzistuese si mjaft të mirë. Ne kemi qenë në kërkim të një zgjidhjeje që nuk ka efekte të dëmshme për njerëzit dhe kafshët. Publiku do t’i njohë përpjekjet tona dhe se me ndihmën e ekspertëve dhe komunitetit akademik ne do të vazhdojmë kërkimet në këtë fushë dhe se zgjidhja jonë një ditë do të fitojë aplikim global”, tha Marko Borosak, novator dhe drejtor i Waldpas.

Related posts

Gjermanët duan të jenë të parët – kur do ta kalojë Volkswagen Teslan?

D V

Ai “sharroi çatinë” dhe vendosi shenjat e Audi dhe BMW – pastaj u ndalua nga policia

D V

Xiaomi ka regjistruar një kompani që do të prodhojë vetura elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More