Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kroos dëshiron një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve me Real Madridin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka thënë se uria e tij për sukses nuk është zbehur dhe për objektiv kryesor e ka titullin e pestë të Ligës së Kampionëve.

Gjermani është pjesë e Los Blancos nga viti 2014, ndërsa është në grupin e gardës së vjetër, së bashku me emra, si Sergio Ramos, Luka Modric, Casemiro e Karim Benzema.

Gjatë këtyre viteve, 31-vjeçari e ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve me Los Blancos, ndërsa një trofe të garës së madhe evropiane e kishte fituar edhe me Bayern Munichun.

“Kur e ke mësuar ndjenjën e fitimit të Ligës së Kampionëve, dëshiron ta ndjesh përsëri dhe përsëri”, citon AS fjalët e Kroos.

“Ndoshta nuk do t’ia dalësh brenda disa vitesh, duke qenë se edhe të tjerët duan ta dinë se si është, por dëshira për ta rijetuar përvojën, nuk zhduket”, ka shtuar mesfushori kreativ.

Postime të ngjashme

Lautaro nuk do ta braktiste Interin për Arsenalin

D V

Zyrtare: Pjaca huazohet nga Juventusi te Torino

D V

Milani do vetëm ta shesë Haugen dhe ia ka caktuar çmimin

D V

Januzaj i shënon gol Monacos

D V

Reagimi i thjeshtë i Mourinhos në postimin e Xhakës, tërheq vëmendjen e mediave sportive

D V

KF Vardar bëhet me pronarë të rinjë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...