Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Toni Kroos ka pranuar të jetë shokuar me largimin e Sergio Ramosit nga Real Madridi duke thënë se ka qenë ‘e pakonceptushme’ të mendohet se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do ta përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu.

35-vjeçarin nuk do ta shohim më me fanellën e Los Blanoc, pasi lojtari dhe klubi nuk kishin arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ai po përgatitet për një sfidë të re pas 16 sezoneve me Realin, ndërsa Kroos pranon se do të jetë vështirë të imagjinohet skuadra pa prezencën e kapitenin legjendar.

(Foto: Real Madrid)

“Unë nuk e njoh Real Madridin pa Ramosin. Ishte e pakonceptueshme që ai nuk do ta përfundonte karrierën në Madrid. E kam pritur qëndrimin e tij”.

“Jo vetëm që është lojtar i nivelit të lartë, është njëherësh kapitemi më i mirë që kam parë, sepse gjithmonë ka luftuar për skuadrën, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”.

“Nëse pyesni 100 sulmues rivalë se ndaj cilit mbrojtës kanë dashur më së paku të luajnë, emri i Ramosit do të përmendet shpesh. Ka qenë gjë e bukur që ta kishim në ekipin tonë”, ka deklaruar Kroos për radion Einfach mal Luppen

Postime të ngjashme

Australianet vendosin rekord botëror në not

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

Ronaldo, Dybala, Chiellin e Allegri – Nedved zbulon detajet

D V

Spalletti konfirmon se Koulibaly është në shitje, zbulohet edhe çmimi

D V

Eda Zeqiri garon sot në “Tokyo 2020”, ky është orari

D V

“A mund të luajmë çdo javë?” – tifozët e Queens Park Rangers tallen me Unitedin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...