Kroos: Për fat të mirë, gjeta kohën e përsosur për t’u pensionuar te Real Madridi

nga D V

Legjenda gjermane e futbollit, Toni Kroos ndihet i lumtur me pensionimin e tij në kohën e duhur.

Kroos njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në maj të 2024, megjithëse ai qëndroi për të ndihmuar Real Madridin të fitonte La Ligën dhe Ligën e Kampionëve dhe Gjermaninë të shkonte në çerekfinalen e Euro 2024.

Gjermani ishte vetëm 34 vjeç kur doli në pension duke bërë shumë bujë me pyetjet nëse duhej të vazhdonte. Por, Kroos ndihet i lumtur me vendimin.

“Për fat të mirë, kam arritur të gjej kohën e përsosur për t’u pensionuar në Real Madrid”, ka thënë fillimisht Kroos në bisedën e tij me Sports Illustrated.

“Dalja në pension dhe koha ishte ashtu siç kam dashur gjithmonë”, përfundoi ish-mesfushori i Real Madridit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More